Kosovë

Rreth 500 nxënës vaksinohen në Lipjan kundër koronavirusit

 

Rreth 500 nxënës në Komunën e Lipjanit janë vaksinuar deri me tash kundër pandemisë COVID-19. Ky proces do të vazhdojë edhe gjatë kësaj jave nëpër shkolla të ndryshme të fshatrave.

Drejtoresha për Shëndetësi në Komunën e Lipjanit, Merita Bytyqi, ka thënë se deri më tash nxënësit u janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për vaksinim.