Sot përfundon afati i votimit nga diaspora për zgjedhjen e kryetarit të Komunës së Dragashit.
Periudha e votimit me postë kishte filluar më 29 nëntor dhe pakon e supozuara me fletëvotime do të pranohen edhe sot.
Të drejtë vote përmes postës në Dragash kanë 1 mijë e 90 votues jashtë Kosovës, sipas KQZ-së.
Deri më 11 dhjetor, KQZ-ja kishte pranuar 332 pako të supozuara me fletëvotime.
Më 25 nëntor, Gjykata Supreme urdhëroi KQZ-në që të organizojë përsëritje të votimit nga diaspora për kryetar të Dragashit.
Kandidati i LDK-së për kryetar të Dragashit, Bexhet Xheladini, ishte ankuar në Supreme, pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa (PZAP) kishte vendosur të anulonte tërësisht votat nga jashtë.
Me votat nga jashtë Xheladini kishte përmbysur rezultatin në balotazh ku garon me Shaban Shabanin e PDK-së.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.