Kosovë

Supremja refuzon ankesën e Vetëvendosjes për parregullsi në zgjedhjet lokale në Prizren

FOTO: KOHA/Ilustrim
 

Gjykata Supreme e ka refuzuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren për parregullsi në zgjedhjet lokale të rundit të dytë.

“Gjykata Supreme e Kosovës duke iu referuar dispozitës së nenit 127.2 të Ligjit mbi Procedurën Kontestimore, ku parashihet se "Në qoftë se parashtresa është dërguar me anë të postës me letër rekomande apo në rrugë telegrafike, dita e dorëzimit në postë konsiderohet si ditë e dorëzimit në gjykatën të cilës i është drejtuar.." e konsideroi si të afatshme ankesën dhe pasi vlerësoi ligjshmërinë e vendimit të kontestuar, në kuptim të pretendimeve ankimore, të përgjigjes në ankesë, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, gjeti se, është e pabazuar”, thuhet në njoftim.