Arbëri

Kërkohet pjesëmarrje më e madhe e grave në vendimmarrje

Descriptive Text

Roli i gruas në politikë dhe vendimmarrje i ka bërë bashkë gratë nga biznesi, shoqëria civile e këshilltare komunale në një tryezë që është organizuar të premten në Podujevë. Në këtë tryezë të organizuar nga Organizata “Aureola” është kërkuar që të rritet pjesëmarrja e grave në vendimmarrje.

Sipas njoftimit, qëllimi i kësaj tryeze ishte që gratë këshilltare në Kuvendin Komunal të Podujevës dhe gra nga sfera të tjera si biznesi, shoqëria civile dhe qytetare të tjera nga Podujeva të diskutojnë për rolin e gruas në politikë dhe vendimmarrje.

“Pjesëmarrëset nga kuvendi diskutuan për përvojën dhe sfidat e tyre gjatë procesit të kandidimit dhe garës për Asamble, ndërsa të pranishmet tjera shkëmbyen përvoja dhe diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit dhe mbështetjes së njëra-tjetrës kur është në pyetje çështja e të drejtave të tyre”, thuhet tutje në njoftim.