Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar të enjten se i bashkohet iniciativës për inkurajimin e qytetarëve për vaksinim kundër Covid-19.
Kompania ka njoftuar se mesazhet për vaksinim do t’i shpërndajë nëpërmjet faturës së ujit për muajin dhjetor.
“Vaksinohu pa termin, në cilëndo qendër, pavarësisht vendbanimit e shtetësisë”, do të jetë përmbajtja e mesazheve.