Arbëri

Mbetet një pjesë e Ferizajt pa energji elektrike

llamba

Foto: Ilustrim

Një pjesë e Ferizajt ka mbetur pa energji elektrike. KOSTT ka njoftuar kjo ka ardhur si pasojë e reagimit të ventilit sigurues të vajit në transformatorin TR2 110/35 kV në NS 110/35/10kV Ferizaj 1, ku kanë ndal nga puna transformatorët TR1 dhe TR2 në këtë nënstacion.

“Transformatori energjetik TR1 është rikthyer në funksion pas 9 minutash, ndërkaq transformatori TR2 ende mbetet jashtë punës. Aktualisht, një pjesë e qytatrëve/institucioneve që furnizohen nga NS 110/35/10kV Ferizaj 1 janë pa furnizim me energji elektrike (rreth 20 MW). Ekipet e KOSTT të mirëmbajtjes kanë dalë menjëherë në terren dhe janë duke punuar intenzivisht për të eliminuar defektin e paraqitur në mënyrë që sa më shpejtë të stabilizohet furnizimi me energji elektrike i qytetarëve të afektuar”, thuhet nga KOSTT.