Kosovë

Inspektorati në Ferizaj inicion kallëzim penal ndaj ndërtuesve për dëmtimin e rrugës “Esat Mekuli”

 

Inspektorati i Komunës së Ferizaj ka vendosur shiritat e rrezikut dhe ka mbyllur rrugën “Esat Mekuli” në qendër të qytetit derisa ndërtuesit e banesave kanë dëmtuar gjysmën e asfaltit gjatë punimeve në bodrume. Pjesa më e madhe e asfaltit tashmë ka rrëshqitur, ndërkohë ka rrezikuar qarkullimin e banorëve të lagjes. Sipas banorëve bodrumet e thella të objekteve banesore mund t’i rrezikojnë edhe shtëpitë tjera të banimit, andaj kanë kërkuar nga institucionet komunale të jenë më “sy hapur” ndaj këtyre bizneseve.

Hajrush Leka, kryeinspektor në Komunën e Ferizajt, ka thënë se ndonëse objekti që ka dëmtuar rrugën “Esat Mekuli” ka leje ndërtimore, por ndaj tij është iniciuar procedurë për dëmtim të pronës publike sipas ligjeve në fuqi.