Arbëri

Disa fshatra të Pejës nesër do të mbesin pa ujë të pijshëm

Fshatrat Novosellë, B.T. Vitomerica I, II dhe III, Fusha e Pejës, Lugu i Trestenikut, Lugu i Leshanit, fshati Loxhë, Gorazhdevc dhe B.T. ‘Kristal’ në Pejë nuk do të kenë furnizim me ujë nesër nga ora 07:00 deri në 17:00.

Kompania Rajonale e Ujëslleësit “Hidrodrini” ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe do të bëhet zhvendosja e gypit disributiv DN 500, me lokacion në oborrin e ish-Shkollës Ekonomike, rruga “Agim Qelaj”.

“Lusim konsumatorët që edhe pas rikthimit të furnizimit, për disa orë uji mos të përdoret për konsum të pijes”, thuhet në njoftim.