Kosovë

Procesi mësimor ka nisur në gjitha shkollat e Pejës me prezencë fizike të nxënësve

FOTO: KOHA/ SH.F "Xhemajl Kada"
 

Në gjitha 29 shkollat fillore dhe gjashtë të mesmet në komunën e Pejës ka nisur të hënën procesi mësimor në vitin e ri shkollor. Drejtori i Arsimit në Pejë, Besim Avdimetaj, deklaroi për KOHËN se mësimi ka nisur të mbahen me prezencë fizike në gjitha shkollat e kësaj komune.

“Në gjitha shkollat e fshatrave mësimi ka nisur të mbahet me prezencë në klasë dhe të pa ndarë në grupe pasi numri i nxënësve në një paralele është ndër 20 nxënës. Edhe në shkollat e qytetit gjithashtu, përveç disa shkollave që kanë numër më të madh të nxënësve si gjimnazi dhe disa tjera, por shumë pak ka shkolla në të cilat paralelet janë ndarë në grupe që kanë mbi 20 nxënës”, ka thënë Avdimetaj.