Arbëri

Në Spitalin e Gjakovës, 32 pacientë me COVID-19, 20 me oksigjeno-terapi

Në Spitalin e Përgjithshëm "Isa Grezda" në Gjakovë janë të shtrirë 32 pacientë me COVID-19.

Drejtori i këtij spitali, Hilmi Shala, ka njoftuar se 20 nga këta pacientë janë me oksigjeno-terapi, 1 me CPAP maskë dhe një në respirator.

Në mesin e pacientëve me COVID-19 të shtrirë në njësinë e e Pulmologjisë të këtij spitali, janë edhe 6 nga Shqipëria. Në këtë spital janë të lirë edhe 55 shtretër për pacientët me COVID-19.