Në magjistralen Ulqin-Adriatik është bllokuar njëri shirit i lëvizjes, pasi u hasën tri mjete të pashpërthyera.
Kompania e Ujësjellësit në Mitrovicë ka lajmëruar se gjatë punimeve ka hasur në këto tri mjete, afër Urës së Gjakut.
Zyrtarja për informim në Policinë e Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Fexhrie Pllana, i tha KOHËS se njësitë e deminimit kanë dalë menjëherë aty.
“Sot rreth orës 11:11, kemi pranuar informatën nga Kompania e Ujësjellësit të cilët gjatë punimeve kanë hasur në tri mjete të pashpërthyera. Për shkaqe sigurie është bërë kufizimi i lëvizjes në njërin shirit në magjistralen Ulqin-Adriatik, afër Urës së Gjakut. Njësia e deminimit ka arritur në lokacionin e cekur dhe të gjitha njësitë relevante janë në atë lokacion”, ka thënë Pllana.