Kosovë

71 pacientë me koronavirus po trajtohen në Spitalin e Gjakovës

 

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës gjatë 24 orëve të fundit janë trajtuar 71 pacientë me COVID-19. Aktualisht në këtë spital sipas drejtorit Hilmi Shala 40 pacientë me COVID-10 janë me oksigjenoterapi dhe një me CPAP maskë. Në të njëjtin Spital gjenden edhe 10 pacientë me COVID-19 nga Shqipëria. Spitali ka në shfrytëzim 71 shtretër dhe ka të lirë edhe 64 sosh.

Drejtori Hilmi Shala ka thënë për KOHËN se aktualisht është gjendje më e qetë në këtë spital krahasuar me periudhën e mëhershme.