Kosovë

Rahovec: Qytetarët dhe stafi shëndetësor me mendime të kundërta për procesin e vaksinimit

Pamje nga ambientet e brendshme të Qendrës së Vaksinimit në Rahovec
 

Mendime të kundërta për të njëjtin proces kanë dhënë të premten stafi që udhëheqë vaksinimin dhe qytetarët që po vaksinoheshin në qytetin e Rahovecit, tek objekti i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Fahredin Hoti”.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të QKMF-së, Elbunit Kryeziu, ka thënë se procesi i vaksinimit po shkon shumë mirë dhe se nuk ka ndonjë vështirësi të pamenaxhueshme. Pritjet e qytetarëve për të marrë vaksinën, sipas tij, nuk zgjasin më shumë se 10 minuta, por është ankuar se po bëhen fare pak terminë online gjë që po e vështirëson punën në Qendrën e Vaksinimit, duke i shtuar radhët e pritjes. Për këta, ai e ka fajësuar edhe dështimin e sistemit të ministrisë përkatëse. Sipas drejtorit Kryeziu deri tani në Rahovec janë vaksinuar rreth 21 mijë qytetarë, ndërkohë që mesatarja ditore e vaksinimit është 700 persona.