Arbëri

Digjen disa shtëpi në Suharekë pas përplasjes së telave të rrymës

Descriptive Text

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se si pasojë e përplasjes së telave të rrymës për shkak të erërave të forta, disa shtëpi janë djegur në fshatrat Mushtisht, Sallagrazhdë, Gjinoc e në disa pjesë të tjera.

Muharremaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se temperaturat e larta po shkaktojnë zjarre në disa dimensione.

“Edhe pse sot në mesditë nuk kemi pasur raste të zjarreve, era e fortë ka shkaktuar përplasje të telave të rrymës dhe si rezultat i kësaj situate janë djegur disa shtëpi, si në Mushtisht Sallagrazhdë, Gjinoc, e në shumë pjesë tjera. Të gjitha ekipet janë në teren me të gjitha kapacitet vepruese. Duhet të jemi në mobilizim e sipër, ngase temperatura e lartë po shkakton zjarre në disa dimenzione, mirëpo unë shpresoj dhe besoj që edhe në fshatra po mobilizoheni në grupe vullnetare që të mbetemi vigjilent përballë kësaj situate”, ka shkruar Muharremaj.

Ditëve të fundit edhe Kosova është përballur me vatra zjarri në disa pjesë të Kosovës si pasojë e temperaturave të larta që po mbizotërojnë.

Zjarret deri më tani sipas autoriteteve zyrtare, kanë arritur të lokalizohen dhe të shuhen pa pasojë të rënda.