Kosovë

Një pjesë e ish-fabrikës së “Elektromotorit” në Gjakovë përfshihet nga zjarri

Foto: Ilustrim
 

Një pjesë e ish-fabrikës së “Elektromotorit” në Gjakovë është përfshirë nga zjarri. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Ai ka thënë se të gjitha ekipet e nevojshme janë duke u përpjekur për ta shuar zjarrin. Dhe aktualisht nuk ka asnjë të lënduar.