Arbëri

Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës

Bedri Hamza

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka zyrtarizuar kandidaturën e Bedri Hamzes për kryetar të Mitrovicës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit të këtij viti.

Krasniqi ka bërë të ditur se Hamza do t’i prijë listës së PDK-së për Mitrovicën përmes një shkrimi në Facebook.

‘’Bedri Hamza është kandidati i PDK-së për Mitrovicën në zgjedhjet e tetorit. Një profesionist të lartë, një punëtor të madh, një njeri të urtë e të ndershëm si Bedri Hamzën do të donte ta kishte të vetin secila komunë. Por, këtë fat e ka Mitrovica. Një fat i mirë dhe i rrallë ky që me padurim do të përqafohet nga të gjithë qytetarët – për t’i dhënë fund talljes së gjatë me qytetin e tyre, e për t’i dhënë seriozisht shans jetës që ata e meritojnë. Sepse, të gjithë pajtohen: S’ka si Bedri Hamza!’’, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Mitrovica udhëheqej nga PDK-ja deri në vitin 2013. Më pas Agim Bahtiri me AKR-në fitoi dy mandate dhe udhëheq me këtë komunë aktualisht.