Kosovë

Sibel Halimi, kandidate e LDK-së për kryetare të Ferizajt

 

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Ferizaj ka bërë të ditur se ka vendosur që për kryetare të komunës së Ferizajt të kandidojë anëtaren e kryesisë, njëherësh zëdhënësen e LDK-së, Sibel Halimi.

“Me intelektualen e veprimtaren Sibel Halimi do të ndryshoj qasja për pushtetin i cili me fitoren e saj do ti kthehet qytetarëve. Është nder e respekt për ferizajasit që për herë të parë në zgjedhje lokale për Kryetare të Komunës, ndonjë parti kandidon një femër. Me këtë vendim Lidhja Demokratike e Kosovës po bën si gjithëherë edhe një histori të re. Për këtë është garancë edhe biografia e saj e pasur dhe e pakontestuar. Dega e LDK-së në Ferizaj dhe strukturat e saj jan mobilizuar plotësisht për ti fituar këto zgjedhje e për ta udhëhequr Komunën, ashtu siç e presin dhe e dëshirojnë kthimin e saj të fuqishëm erizajasit. Na priftë e mbara!”, thuhet në njoftimin e kësaj dege.