Arbëri

Jashari sot zyrtarizon kandidaturën për kryetar të Skenderajt

Kryetari aktual i Skenderajt, Bekim Jashari, do të zyrtarizojë sot kandidaturën për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.

Ceremonia e zyrtarizimit do të bëhet në orën 19:00 në Skenderaj, ku sipas njoftimit do të prezantohen edhe kandidatët për asamble komunale.

Jashari në zgjedhjet e kaluara kishte kandiduar si i pavarur, por kishte pasur përkrahjen e PDK-së, parti që nuk kishte nxjerr kandidat për kryetar.

Në zgjedhjet e ardhshme, PDK-ja do të garojë me Sami Lushtakun, zyrtarin që ka udhëhequr për disa mandate Skenderajn.