Kosovë

300 familje në Krojmir të Lipjanit mbesin pa rrymë si shkak i një aksidenti

 

Rreth 300 familje të fshatit Krojmir të Komunës së Lipjanit që nga e mërkura po përballen me mungesë të energjisë elektrike si pasojë e një aksidenti i cili ka dëmtuar trafon e fshatit.

Banorët janë ankuar se kërkesat e tyre nuk po shqyrtohen me urgjencë nga KEDS-i për vendosjen e trafos së re.