Kosovë

Fermerët e Jabllanicës e ata të Leshanit të Pejës mbesin pa i ujitur tokat

 

Deri sivjet fermerët e fshatin Jabllanicë e ata të Leshanit të Pejës i kanë ujitur tokat nga penda e ndërtuar në vitin 2015 në fshatin Kliqinë nga Ministria e Bujqësisë dhe Komuna e Pejës.

Por kjo pendë, që ka kushtuar 160 mijë euro dhe ka qenë burimi i vetëm i jabllanicasve për ujitjen e rreth 100 hektarëve tokë, është shkatërruar.