Arbëri

Gjilani me më së shumti raste aktive me COVID-19 në Kosovë

koronavirusi

Gjilani është komuna e cila në nivel vend prin për nga numri i rasteve aktive me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë njofton se kjo komunë aktualisht ka 50 raste aktive, pasuar nga Ferizaj që ka 18 raste, Mitrovica 17, Peja 16, Prizreni 15 e të tjera. Në tërë vendin aktualisht janë 165 raste aktive.

MSH-ja të enjten ka regjistruar nga 1.580 testime, 10 raste pozitive me koronavirus.

Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 12 qytetarë, duke çuar numrin e të shëruarve në total 105.345.