Policia e Ferizajit ka njoftuar se për një periudhë shtatë ditore kanë konfiskuar 35 patentë shoferë.
Periudha e konfiskimit të patentë shoferëve daton nga 7 qershori deri më 14 qershor.
Gjithashtu, gjatë kësaj kohe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, prej tyre 17 me dëme materiale dhe 13 me lëndime.
Janë shqiptuar edhe 1.296 gjoba për shkelësit e rregullave të komunikacionit.