Kosovë

Anton Quni pritet të jetë kandidat i LDK-së për kryetar të Prizrenit

 

Nënkryetari i LDK-së, Anton Quni, pritet të jetë kandidat i kësaj partie për kryetar të Prizrenit në zgjedhjet lokale të vjeshtës së këtij viti.

Fejzë Kabashi, anëtar i Kryesisë së degës së LDK-së në Prizren, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se sot është vendosur unanimisht që Quni t’i propozohet Kryesisë së partisë në qendër që ta nominojë si kandidat për kryetar të qytetit.