Arbëri

Për gjashtë ditë konfiskohen 20 patentë shoferë në Ferizaj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka bërë të ditur se në gjashtë ditët e fundit ka konfiskuar 20 patentë shoferë.

Në gjashtë ditët e fundit, krahasuar me gjashtë ditët e para të këtij muaji, vihet re edhe rënia e numrit të aksidenteve, si me fatalitet ashtu edhe me të lënduar.

Nga data 7 qershor deri më 13 qershor ka ndodhur 28 aksidente, prej tyre 19 me dëme materiale, ndërsa nëntë të lënduar. Në këtë periudhë, fatmirësisht nuk ka patur asnjë aksident me fatalitet.

Sa i përket kësaj periudhe kohore, policia në Ferizaj ka shqiptuar 1.281 gjoba.