Arbëri

Edhe në Spitalin e Ferizajt nuk ka pacientë me COVID-19

Edhe në Spitalin e Ferizajt për herë të parë pas një kohe të gjatë nuk ka pacient me COVID-19 që po trajtohet.

Më herët gjatë ditës u njoftua se në Spitalin e Gjakovës nuk ka pacient me COVID-19 për trajtim.

“Pas një kohe të gjatë, Spitali i Gjakovës dhe i Ferizajt pa asnjë pacient për trajtim me COVID-19. Zë shprese dhe inkurajim për ta vazhduar betejën, e cila nuk fitohet dot pa angazhim e kujdes gjithë shoqëror”, thuhet nga SHSKUK-ja.