Kosovë

Shkaku i punimeve në rrugë, lagjja “Shqipëria” në Lipjan qe dy ditë pa ujë

 

Banorët dhe bizneset e lagjes “Shqipëria” në Lipjan prej dy ditësh po përballen me mungesë të ujit si pasojë e punimeve rrugore të cilat po realizohen pranë objektit të Komunës.

Në kuadër të këtij projekti është duke u vendosur edhe gypi kryesor i ujit që furnizon disa lagje të qytetit. Banorët kanë kërkuar që punimet të realizohen sipas dinamikës së paraparë.