Arbëri

Ndërhyrjet në rrjetin e ujësjellësit "Gjakova", paralajmërohet kallëzim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka reaguar pasi disa banorë të Gjakovës dyshohet se kanë ndërhyrë në rrjetin e ujësjellësit duke e ndërprerë ujin.

“Duke marrë shkas nga disa banorë të pandërgjegjshëm të cilët gjatë intervenimeve private ndërhyjnë duke ndalë ujin nga rrjeti i ujësjellësit, i cili është nën menaxhimin e kësaj kompanie, rikujton se ndërhyrjet e tilla janë të kundërligjshme dhe si pasojë janë të dënueshme” është thënë në njoftimin e kësaj kompanie.

Më tutje K.R.U. "Gjakova" thekson se me synim të mbrojtjes së rrjetit të ujësjellësit, paralajmëron të gjithë qytetarët se ndaj personave të cilët nuk respektojnë këto ndalesa dhe hasim në veprime të tilla, do të pasojnë dënimet e parapara sipas akteve ligjore dhe do të inicohet kallëzim penal./KSP