Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se Sami Lushtaku e ka të pamundur të kandidojë për kryetar të Skenderajt në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë, një ditë pasi PDK-ja e konfirmoi në gjë të tillë.
Miftaraj thotë se aktgjykimi i Kushtetueses që kush është i dënuar në tre vitet e fundit me vendim të formës së prerë nga dita e mbajtjes së zgjedhjeve, sipas tij, është pengesë juridike për të kandiduar qoftë në nivel qendror apo lokal.
“PDK-ja mundet me ia konfirmu Sami Lushtakut kandidaturën për Skenderaj, ama aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ia ndalon, marrë për bazë faktin se të njëjtit iu ka konfirmuar një dënim nga Gjykata e Apelit në vitin 2020. Kush është i dënuar në tre vitet e fundit me vendim të formës së prerë, nga dita e mbajtjes së zgjedhjeve ka pengesë juridike për të kandiduar qoftë në nivel qendror apo komunal”, ka shkruar Miftaraj në Facebook.