Kosovë

Opozita në Istog ankohet për mungesë të investimeve në kanalizime nëpër vendbanime

 

Opozita në komunën e Istogut ka akuzuar ekzekutivin e kësaj Komune për mungesë të investimeve në rrjetin e kanalizimeve. Sipas opozitës, edhe pas 21 vite të qeverisjes lokale në këtë komunë, mungon sistemi i kanalizimit në vendbanimet e Istogut.

“Çështja e kanalizimeve është shumë problematike dhe Komuna e Istogut nuk po i kushton rëndësi. Prej 52 vendbanimeve që ka komuna jonë, vetëm në 15 prej tyre kanë shtrirje të rrjetit të kanalizimit”, pohon këshilltari i subjektit opozitar Vetëvendosje, në Kuvendin Komunal të Istogut, Agron Avdijaj.