Dega e PDK në Mitrovicë ka akuzuar qeverisjen lokale në këtë komunë për degradim institucional gjatë 8 viteve me radhë.
Në një konferencë për media sekretari i kësaj partie Valon Brahimi, ka thënë se pushteti aktual i VV-së në krye me Agim Bahtirin, jo vetëm që nuk përmbushi premtimin e madh të hapjes së 15 mijë vendeve të punës dhe nuk e çrrënjosi korrupsionin, por qytetarin e rëndomtë mitrovicas e zhyti më tej në varfëri.
Brahimi ka folur edhe për përzgjedhjen e drejtorëve të shkollave, duke theksuar ky proces duhet të hetohet edhe nga organet kompetente ligj zbatuese .
‘Shqetësues është fakti që në një proces i cili në kushte normale do të duhej të udhëhiqej nën frymën e ligjit dhe akteve nënligjore në fuqi që rregullojnë çështjen e kritereve dhe procedurave të përzgjedhjes së drejtorëve të shkollave, u karakterizua me involvimin direkt jo vetëm të kryetarit Bahtiri, i cili duke përdorur autoritetin e tij nga pozicioni i kryetarit, përmes ushtrimit të ndikimit u mundua të diktojë punën e komisionit profesional të DKA-së në funksion të realizimit të agjendës së tij politike, por për më keq edhe involvimin e ministres së arsimit Nagavci” theksoi Brahimi.
Një ditë më parë kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri largoi nga pozita e drejtorit të drejtorisë së Arsimit Ismet Ferizin.
Ferizi u largua pas deklarimeve të tij në një takim me ministren e Arsimit Arbërie Nagavci kishte thënë se ai nuk do të lejonte që askush që mbante shami të punësohej në arsim.
Sipas një statusi që kreu i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri kishte bërë në Facebook, kishte thënë se ai është obliguar ta lirojë nga detyra Ferizin, pasi ky i fundit nuk reflektoi në qëndrimet e tij./KSP
-
18 maj 2021 16:23
-
Shpërndaje në: