Kosovë

Digjet kablloja e energjisë elektrike te “Kroni” në Fushë Kosovë, ndërpritet furnizimi me ujë

 

Për shkak të djegies së kabllos së energjisë elektrike te ura e lumit Drenica, stacionit i pompave “Kroni” në Fushë Kosovë ka mbetur pa energji elektrike.

Ky është bërë shkaktar për ndërprerje të furnizimit me ujë për konsumatorët që furnizohen nga objekti prodhues “Kroni” në Fushë Kosovë.