Kosovë

Grafite në Lipjan për të kundërshtuar ngacmimet seksuale në shkolla

 

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist kanë mbushur muret e disa pjesëve të qytetit të Lipjanit me grafite për të kundërshtuar dhunën ekonomike, fizike dhe psikologjike që ushtrohet mbi gratë dhe vajzat.

Siç njoftohet përmes një komunikate për media, këto mesazhe bëjnë të ditura ato që përjetojnë gratë në hapësirat ku jetojnë e qëndrojnë.