Arbëri

1186 pacientë me koronavirus janë trajtuar deri tani në Spitalin e Gjakovës

Që nga fillimi i pandemisë, në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës janë trajtuar 1186 pacientë me koronavirus, ku 91 prej pacientëve të hospitalizuar ishin nga Shqipëria.

Trajtimi i rasteve me koronavirus është bërë në repartin e Infektives dhe Dermatologjisë, repartin e Pulmologjisë dhe Nueorologjisë, repartin Interno dhe në Njësinë Koronare që është bërë në Intensivë për COVID-19.

Në Spitalin e Gjakovës janë 135 shtretër për trajtimin e rasteve me COVID-19. Aktualisht në këtë spital janë duke u trajtuar 36 pacientë, ku 23 kanë rezultuar pozitivë, një është në respirator ndërsa 18 në oksigjenoterapi.