Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ndërprerje e ujit në disa lokacione në Mitrovicë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se do të ketë ndërprerje të ujit në disa lokacione. Kjo, siç njofton kompania, për shkak të sanimit të disa rrjedhjeve dhe zëvendësimin e gypave të ujësjellësit.

Ujësjellësi ka njoftuar se në Stan Terg, ka pasur pëlcitje të gypit të ujit dhe ndërprerja do të bëhet nga ora 10:00 deri në 16:00. Në garnizonin e FSK-së gjithashtu ka pasur pëlcitje të gypit dhe do të bëhet sanimi i tij, derisa do të ketë ndërprerje të përkohshme të një pjese të rrjetit të ujit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Intervenim do të ketë edhe në Zhabarë dhe Kçiq të Vogël por ndërprerjet do të jenë të shkurtra dhe vetëm në rrugicat ku intervenohet.