Kosovë

Drenasi nis vaksinimin e punonjësve shëndetësorë

Drenasi nis vaksinimin e punonjësve shëndetësorë
 

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Hafir Shala”, në Drenas, të mërkurën ka nisur pranimi i vaksinave të para anti-COVID dhe vaksinimi për stafin shëndetësorë.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili ishte i pranishëm në këtë ngjarje bashkë me zyrtarë të tjerë komunalë, ka shprehur respektin ndaj personelit shëndetësor për punën dhe angazhimin e tyre në menaxhimin e situatës me pandeminë duke vlerësuar se personeli shëndetësor, janë heronjtë e ditëve tona.