Kosovë

IKSHPK-ja i dërgon QKMF-së në Kaçanik vetëm 70 vaksina për COVID-19, nuk mbulojnë të gjithë stafin

IKSHPK-ja i dërgon QKMF-së në Kaçanik vetëm 70 vaksina për COVID-19, nuk mbulojnë të gjithë stafin
Foto: Ilustrim
 

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Kaçanik ka pranuar 70 doza të vaksinave për COVID-19 dhe thotë se ky numër nuk është i mjaftueshëm, madje se nuk i plotëson as numrin për personelin shëndetësorë.

Për këtë arsye, QKMF-ja ka njoftuar se fillimisht do të vaksinojë punëtorët shëndetësorë të kësaj qendre dhe me ardhjen e dozave të tjera, do të vaksinohen të tjerët.