Arbëri

Në Spitalin e Pejës, 12 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 47 pacientë me COVID-19. Sipas njoftimit, 38 pacientë janë në oksigjeno-terapi e dy të tjerë në respiratorë.

Nga këta pacientë të hospitalizuar, 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Spitali i Pejës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar tre qytetarë nga COVID-19.