Arbëri

Haskuka rezulton pozitiv me COVID-19

Foto: Koha

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ai ka thënë se në testin e parë ka rezultuar negativ, por për shkak të simptomave është testuar për herë të dytë dhe ka dalë pozitiv.

“Nga fundjava e kaluar kam pasur disa simptoma të COVID-19, si temperaturë, dhembje të trupit dhe të nyjave, kollitje dhe ethe. Në testin e parë pata rezultuar negativ, sidoqoftë duke i ditur simptomat, mbeta në vetëizolim dhe sot pasi që e përsërita testin rezultova pozitiv për COVID-19. Për këtë arsye, në ditët në vijim do të qëndroj në vetëizolim”, ka thënë ai.