Kosovë

10 mësimdhënës dhe 12 nxënës të infektuar me COVID-19 në Gjakovë

10 mësimdhënës dhe 12 nxënës të infektuar me COVID-19 në Gjakovë
Foto: KSP
 

Prishtinë, 18 shkurt (KosovaPress) - Dhjetë mësimdhënës dhe dymbëdhjetë nxënës aktualisht janë pozitivë me koronavirus në komunën e Gjakovës. Por përkundër kësaj nga kjo komunë thonë se procesi mësimor po shkon mirë.

Drejtori i Arsimit në komunën e Gjakovës, Gjevalin Nikollbibaj për KosovaPress, deklaroi se testimi masiv i mësimdhënësve dhe nxënësve në dy shkolla të mesme ka përfunduar dhe së shpejti pritet të përfundojë edhe dy shkollat tjera.