Kosovë

Nënshkruhen kontrata për implemetim të sistemit të adresave me gjashtë komuna

Nënshkruhen kontrata për implemetim të sistemit të adresave me gjashtë komuna
 


Qeveria Norvegjeze dhe Autoriteti Norvegjez për Hartografi dhe Kadastër "Kartverket" nëpërmjet Agjencisë Kadastrale të Kosovës ka ofruar një mbështetje financiare për prodhimin dhe instalimin e tabelave te numrave të hyrjeve të objekteve për disa komuna.

Sipas njoftimit, në bazë të konsultimeve mes ekspertëve norvegjez, ekspertëve të Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe përfaqësuesve të Komunave të ndryshme si dhe në bazë të nevojave dhe prioriteteve të Komunave, u vendos që përfituese të kësaj përkrahje të jenë Komuna e Kamenicës, Komuna e Vitisë, Komuna e Malishevës, Komuna e Obiliqit, Komuna e Ferizajit dhe Komuna e Klinës.