Kosovë

Policia në Ferizaj shqipton nëntë gjoba ndaj partive që shkelën masat anti-COVID

 

Nëntë gjoba i ka shqiptuar Policia në Ferizaj ndaj subjekteve të mëdha politike për shkelje të masave anti-COVID. Agim Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës në Ferizaj, ka thënë për KOHËN se Policia vazhdimisht është duke i monitoruar të gjitha subjektet politike, ndërkohë shumica prej tyre po i shkelin masat anti-Covid.

“Policia ka të drejtë të shqiptojë gjoba deri në 500 euro për raste të tilla, ndërkaq ka edhe prej atyre që lëndët janë iniciuar me procedurë për gjykatë. Deri më tash Policia në Regjionin e Ferizajt ka shqiptuar gjithsejtë nëntë gjoba të tilla për subjektet politike të cilat kanë shkelur ligjin dhe rekomandimet e IKSHPK-së ndaj masave anti-Covid”, ka thënë Gashi.