Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë është pajisur sot me material shpenzues.
Dorëzimin e tyre e ka bërë ministri në detyrë i Shëndetësisë Armend Zemaj.
“Mjekësia primare, çdo herë ka nevojë për pajisje dhe material shpenzues, pasi është kontakti i parë i qytetarit, kur ai ka shqetësime shëndetësore. Sot, me kënaqësi, dorëzova pajisje për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, në Fushë Kosovë. Pajisjet dhe materiali shpenzues që kjo qendër e pranoi sot, do të jetë ndihmesë modeste për cilësinë e shërbimeve shëndetësore. Stafin dhe personelin e urova për suksese në punën e tyre humane!”, ka bërë të ditur Zemaj.
-
6 shkurt 2021 11:08
-
Shpërndaje në: