Kosovë

Katër vjet nga rrënimi i murit në Mitrovicën e Veriut

Katër vjet nga rrënimi i murit në Mitrovicën e Veriut
 

Katër vjet më parë ishte rrënuar muri ilegal në Mitrovicën Veriore. Përmes dy eskavatorëve, më 5 shkurt 2017, muri i ishte rrënuar brenda një ore.

E para që kishte dalë për t'i vëzhguar punimet ishte shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolava, e cila momentin e rrënimit e kishte quajtur të rëndësishëm për qytetarët e kësaj zone.