Kosovë

Fshatrat e Rugovës pa rrymë gati 40 ditë

Fshatrat e Rugovës pa rrymë gati 40 ditë

Tash e disa javë, fshatrat e Rugovës kanë mbetur pa energji elektrike.

 

Tash e disa javë, fshatrat e Rugovës kanë mbetur pa energji elektrike.

Me reduktime të rrymës, kjo trevë përballet çdo dimër, por kësaj radhe, situata është rënduar. Në secilin fshat, qetësia është zëvendësuar me zhurmën e gjeneratorëve, të cilët nga djegia e madhe e derivateve për të prodhuar energji elektrike janë duke e ndotur edhe ajrin.