Arbëri

62 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 9 në gjendje të rëndë

Descriptive Text

62 pacientë janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19.

Sipas njoftimit, 40 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga ta, 9 pacientë janë në gjendje më të rëndë, 1 në CPAP ndërsa 2 pacientë janë shëruar.

“Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 216 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 18 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet më tutje në njoftim.