Kosovë

Bulliqi: Vërshimet u shkaktuan edhe nga ngushtimi i shtretërve të lumenjve

Bulliqi: Vërshimet u shkaktuan edhe nga ngushtimi i shtretërve të lumenjve
 

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se vërshimet në këtë komunë kanë ndodhur edhe për shkak të ngushtimit të shtretërve të lumenjve dhe mbylljen e kanaleve të ujërave atmosferike.

Ai gjatë vizitës që ka bërë në dy fshatrat e vërshuara ditën e hënë Dumosh e Bellopojë, ka thënë se do të bëjnë zgjerimin e shtretërve aty ku janë ngushtuar dhe po ashtu hapjen e kanaleve të ujit.