Arbëri

82 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 13 në gjendje të rëndë

82 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

Sipas njoftimit 4 pacientë janë në respirator ndërsa 64 janë në okisgjenoterapi.

Po ashtu nga spitali kanë njoftuar se 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“82 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 Pacientë janë në Respirator(CPAP), 64 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë. Përndryshe gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 674 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor, dhe nga këta 74 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin e spitalit.