Kosovë

Filloi asfaltimi i zgjerimit të rrugës Malishevë-Banjë

Filloi asfaltimi i zgjerimit të rrugës Malishevë-Banjë
 

Malishevë, 17 dhjetor - Sot ka filluar asfaltimi i rrugës Malishevë-Banjë, ku është bërë zgjerimi i rrugës me katër korsi, nga qyteti deri në rrugën unazore në drejtim të Banjës. Zgjerimi i rrugës është duke u bërë në bashkëfinancim të Komunës së Malishevës dhe Ministrisë së Pushteti Lokal.

Asfaltimi ka filluar në njërin krah të rrugës, ndërsa i tërë projekti pritet të përfundojë në ditët e para të muajit janar, sipas planit dinamik të realizimit të këtij projekti.