Arbëri

141 pacientë me koronavirus po trajtohen në Spitalin e Pejës

Descriptive Text

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës aktualisht janë duke u shëruar 141 pacientë me koronavirus.

Sipas njoftimit nga Spitali, 4 pacientë janë në respirator, 98 në oksigjenoterapi dhe 23 në gjendje më të rëndë.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit, 9 pacientë janë shëruar nga Covid-19.

Në anën tjetër, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar të hënën 20 raste të reja me koronavirus në Pejë.