Kosovë

Lirohen nga pagesat në institucione shëndetësore banorët me COVID-19 në Kamenicë

Lirohen nga pagesat në institucione shëndetësore banorët me COVID-19 në Kamenicë
Foto: FB
 

Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka njoftuar se qytetarët e prekur me COVID-19 do të lirohen nga të gjitha pagesat në institucione shëndetësore.

“Situata me pandeminë ka ndikuar dukshëm edhe tek ekonomitë familjare dhe me këto pagesa, nuk mund t’ua rëndojmë më tepër këtë barrë”, ka shkruar në Facebook Kastrati.